Live Updates /

VIDEO/ Del nga kontrolli zjarri në Himarë, 2 banesa të djegura dhe 40 të tjera nën rrezik! Evakuohen banorët! Flakët përfshijnë 6 fshatra në Fier, digjen shtëpi e biznese

*Zjarri masiv në Fier ka përfshirë 6 fshatra, duke nisur nga Fermë Çlirimi dhe duke u përhapur drejt Radostinës, Levanit, Peshtanit të Vogël, Frakullës dhe Zhupanit. * Banesa dhe biznese janë dëmtuar nga flakët, ndërsa deri tani janë evakuuar 8 familje për shkak të rrezikut. *Tre persona janë asfiksuar nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. * Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në tokë dhe nga ajri, ku përveç forcave zjarrfikëse janë angazhuar 2 helikopterë dhe një avion Air Tractor. * Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, e ka cilësuar situatën problematike dhe ka deklaruar se prioritet mbetet mbrojtja e jetës së banorëve. Ai ka ngritur gjithashtu dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. * Ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, nëse rezulton se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
2 DITE ME PARE

VIDEO/ Zjarri në Himarë përhapet me shpejtësi, Vangjel Tavo thirrje banorëve: Largohuni nga shtëpitë

VIDEO/ Del nga kontrolli zjarri në Himarë, 2 banesa të djegura

Situata në Himarë vijon të jetë e vështirë, pasi zjarri që ka përfshirë zonën po përhapet me shpejtësi dhe ka shkaktuar dëme në banesa.

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është djegur, ndërsa rreth 40 banesa të tjera ndodhen nën kërcënimin e zjarrit, teksa flakët po afrohen drejt zonave të banuara.

Forcat zjarrfikëse vijojnë prej orësh betejën me flakët, duke ndërhyrë për izolimin e vatrave dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera.

Ndërsa kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë një thirrje urgjente banorëve që të largohen “nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën”, për shkak të zjarrit.

Thirrja e kryebashkiakut Tavo:

THIRRJE URGJENTE PËR BANORËT E HIMARËS!

Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.

Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë

Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!/Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

2 DITE ME PARE

VIDEO/Zjarret në Levan nën monitorim, ministri Nufi në terren: Aktualisht nuk ka rrezik për banesat

VIDEO/ Del nga kontrolli zjarri në Himarë, 2 banesa të djegura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë gjatë mbrëmjes në Levan, ku ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë disa zona të Fierit.

Gjatë qëndrimit në terren, ministri është informuar për ecurinë e zjarrit, gjendjen e vatrave aktive dhe masat e ndërmarra nga strukturat e emergjencave për izolimin e flakëve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Sipas të dhënave të fundit, banesat në zonë nuk paraqesin aktualisht rrezik të drejtpërdrejtë.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë të angazhuara në terren, duke punuar për kontrollin e vatrave të zjarrit.

Ndërkohë, me rënien e errësirës është ndërprerë ndërhyrja nga ajri, ndërsa operacioni për shuarjen dhe izolimin e flakëve vijon nga toka gjatë orëve të natës./Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

2 DITE ME PARE

VIDEO/Zjarri përfshin bypass-in e Himarës, flakët kërcënojnë banesat

VIDEO/ Del nga kontrolli zjarri në Himarë, 2 banesa të djegura

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje zonën e bypass-it të Himarës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e çuar atë në drejtim të zonave të banuara dhe duke krijuar rrezik për disa banesa që ndodhen pranë vatrës.

Në vendngjarje janë angazhuar një numër i konsiderueshëm forcash zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme, ndërsa në përpjekje për të ndihmuar në përballimin e situatës janë angazhuar edhe banorë të zonës.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe afërsisë me banesat./Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

2 DITE ME PARE

VIDEO/ Situata alarmante në Fier, kreu i Emergjencave Civile: Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme

VIDEO/ Del nga kontrolli zjarri në Himarë, 2 banesa të djegura

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka deklaruar se të gjitha strukturat dhe forcat e nevojshme janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri në Fier.

Sipas Çakos, në operacion janë përfshirë forcat tokësore dhe ato ajrore, si dhe njësitë vendore, ndërsa ndërhyrja nga ajri po kryhet me helikopter. Ai tha se prioritet mbetet vënia nën kontroll e flakëve dhe mbrojtja e zonave të banuara.

Situata është rënduar për shkak të erës dhe temperaturave të larta, të cilat kanë favorizuar përhapjen e zjarrit. Çako theksoi se po punohet për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe bizneset pranë vatrave të zjarrit.

Në gatishmëri janë edhe kapacitetet për evakuimin e banorëve, ndërsa disa njësi biznesi që kanë qenë pranë flakëve janë arritur të mbrohen dhe nuk janë përfshirë nga zjarri.

“Janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat, nga toka dhe nga ajri. Jemi duke punuar për të vendosur përfundimisht në kontroll zjarrin”, u shpreh Çako.

Ai u bëri apel qytetarëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm me zjarret, duke marrë parasysh temperaturat e larta dhe kushtet e favorshme për përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, për shkak të rrezikut të shtuar, kanë nisur edhe evakuimet e para të banorëve nga zonat e prekura./Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

2 DITE ME PARE

VIDEO/Zjarr në një magazinë në Levan, shkrumbohen materialet për prodhimin e koshereve

VIDEO/ Del nga kontrolli zjarri në Himarë, 2 banesa të djegura

Një magazinë në zonën e Levanit, në Fier, është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se në ambientet e magazinës prodhoheshin koshere bletësh, ndërsa zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të ambienteve dhe materialeve që ndodheshin brenda.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në objektet dhe zonat përreth.

Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet deri tani janë materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të nisin verifikimet për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa në vijim do të bëhet edhe vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara./Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll