AKTUALITET /

Dy shpërthime në Durrës brenda 40 minutash, nisin hetimet

Rreth 40 minuta më vonë, në Shkallnur, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, një tjetër sasi lënde plasëse u hodh në derën e garazhit të një automjeti.

Shkruar nga Versus

Dy shpërthime në Durrës brenda 40 minutash, nisin hetimet

Dy raste të përdorimit të lëndës plasëse janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, në dy zona të ndryshme të qytetit.

Rasti i parë ndodhi rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të lehta materiale.

Rreth 40 minuta më vonë, në Shkallnur, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, një tjetër sasi lënde plasëse u hodh në derën e garazhit të një automjeti.

Edhe në këtë rast u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.Versus.al

Poll