AKTUALITET /

Sarandë/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Në pranga ka rënë shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës

Shkruar nga Versus

Sarandë/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës policie për shkak të detyrës.

Në pranga ka rënë shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2026, kur 27-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin M. V., punonjës policie në Komisariatin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij, në zbatim të urdhrit të prokurorit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll