Tik-tokeri i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
Sipas njoftimit zyrtar, Krasniqi, i lindur në vitin 1997, është transportuar në Klinikën Emergjente nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, por ka mbërritur pa shenja jete.
Laurent Krasniqi u bë i njohur fillimisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas mori pjesë në “Big Brother VIP Kosova”, ku u bë një personazh i njohur për publikun.
Vdekja e tij e parakohshme ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit dhe personat që e njihnin, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit./Versus.al
View this post on Instagram

