
Një denoncim i fortë është bërë publik nga deputeti i partisë "Mundësia", Erald Kapri, për një rast në fshatin Krekëz të Kuçovës, ku policia dhunon kryefamiljarin pse ka suvatuar banesën e tyre.
Sipas denoncimit, efektivët e policisë kanë shoqëruar me forcë kryefamiljarin Dashnor Toska, pasi ai kishte nisur të suvatojë muret e banesës pa leje.
Pretendohet se kryefamiljari është marrë zvarrë nga efektivët, ndërsa e gjithë skena është zhvilluar në prani të fëmijëve të familjes.
Familja Toska, e përbërë nga gjashtë anëtarë, raportohet se jeton në kushte të vështira ekonomike dhe në një banesë të amortizuar. Sipas denoncimit, familjarët kishin detyruar të flinin edhe jashtë për shkak të gjendjes së banesës.
“Po tejkalohet çdo limit, në sy të fëmijëve!”, shkruan deputeti Kapri në denoncimin e bërë publik./Versus.al
View this post on Instagram

