Live Updates /

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh ngjarjen në Radhimë, Luan Muça i “Delta Home” i vendosi gjobë Bedinajt! Arrestohen 5 persona

*Pronari i hotel “Regina”, Vasil Bedinaj u kërcënua mesditën e sotme në ambientet e hotelit të tij nga një grup i armatosur prej 15 personash. *Personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë Bedinaj, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. * Mësohet se biznesmeni Vasil Bedinaj është në konflikt për një tokë ngjitur me hotel Regina, me biznesmenin Bujar Muça të 'Delta Group'. *Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të grupit, ku 2 prej tyre u arrestuan pasi makina ku udhëtonin pësoi aksident në hyrje të qytetit të Vlorës

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pronari i hotel “Regina”, Vasil Bedinaj u kërcënua mesditën e sotme në ambientet e hotelit të tij nga një grup i armatosur prej 15 personash. *Personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë Bedinaj, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. * Mësohet se biznesmeni Vasil Bedinaj është në konflikt për një tokë ngjitur me hotel Regina, me biznesmenin Bujar Muça të 'Delta Group'. *Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të grupit, ku 2 prej tyre u arrestuan pasi makina ku udhëtonin pësoi aksident në hyrje të qytetit të Vlorës

10 Postime
3 DITE ME PARE

Ngjarja në hotelin e Bedinajt në Vlorë/ Arrestohet biznesmeni Luan Muça dhe 4 të tjerë, akuzat ndaj tyre

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e sotme në një hotel në Radhimë, ku biznesmeni Vasil Bedinaj denoncoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Sipas Drejtorit të Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, Dhërmi, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa grupi hetimor nisi punën nën drejtimin e Prokurorisë.

Deklarata e Drejtorit të Policisë Vlorë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin Ndreu – deklaratë për median
Përshëndetje!

Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.
Duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.

Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.
Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi Luan Muça, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”.
Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta.

Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët në ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Ndërkohë, shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;
- Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;
- Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
- Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;
- Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Versus.al

3 DITE ME PARE

Policia e konfirmon: Njerëzit e Luan Muçës i vendosën gjobë 5 mln euro Bedinajt, i thanë të largohej brenda 48 orëve nëse s’do t’i dorëzonte

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Policia konfirmon se njerëzit e Luan Muçës i vendosën 5 mln euro gjobë biznesmenit Vasil Bedinaj. Policia thotë se i kërkuan të largohej brenda 48 orëve nga Shqipëria nëse nuk do të jepte pagesën.

Po ashtu, policia sqaroi se nuk ka pasur të shtëna me armë brenda në hotel.

Por në oborr, policia thotë se njeriu i Bedinajt, Anxhelo Breshani ka shkuar në makinën e biznesmenit dhe ka qëlluar me armë ndaj makinave të njerëzve të Luan Muçës.

“Në orën 13:00, policia ka ndaluar një mjet me drejtues Blerim Heta. U konstatua se kishte dëmtime në xham të shkaktuar në armë zjarri, janë gjetur edhe 3 fishekë. I kanë vendosur gjobë 5 mln euro, e kanë kërcënuar të largohet nga Shqipëria për 48 orë. Anxhelo Breshani ka shkuar në makinën e Vasil Bedinajt dhe ka qëlluar me armë ndaj makinave që ndodheshin aty”, tha Policia.

 

3 DITE ME PARE

Gjobëvënie 5 mln euro Vasil Bedinajt? Mbrojtja e Luan Muçës: Nuk është e vërtetë, klienti im ra pre e dhunës!

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh
Luan Muça

Mbrojtja e biznesmenit Luan Muça ka dhënë një tjetër version për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum të Vlorës, duke mohuar pretendimet se klienti i saj i ka kërkuar 5 milionë euro biznesmenit Vasil Bedinaj.

Sipas mbrojtjes, Muça kishte lënë një takim me Bedinajn për të diskutuar një mosmarrëveshje që lidhet me një investim në bregdetin e Jugut.

Avokatët pretendojnë se në qendër të konfliktit është dokumentacioni dhe pronësia mbi një tokë në Palasë, ku parashikohet ndërtimi i një resorti.

Mbrojtja pretendon gjithashtu se Muça është dhunuar me armë gjatë takimit, duke hedhur poshtë versionin se ai kishte shkuar për t’i kërkuar para Bedinajt.

“Klienti im nuk vë gjoba, s’ka kërkuar asnjë para nga askush, por ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me z. Bedinaj. Sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”, ka deklaruar mbrojtja e Muçës në media.

Ky qëndrim është i ndryshëm nga ai i biznesmenit Vasil Bedinaj, i cili më herët ka deklaruar në polici se ishte kërcënuar nga një grup personash të armatosur. Sipas versionit të tij, personat i kishin kërkuar 5 milionë euro ose largimin nga Shqipëria.

Përplasja mes dy biznesmenëve vijon të jetë nën hetim, ndërsa deri tani Policia nuk ka dhënë një version zyrtar mbi motivin e konfliktit. Hetuesit po punojnë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur gjatë takimit dhe nëse mosmarrëveshja për pronën dhe investimin qëndron pas përshkallëzimit të situatës./Versus.al

3 DITE ME PARE

Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, “SWAT Security”, kompania që siguron bizneset e Luan Muçës

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh
Luan Muca/ SWAT Security

Më shumë se 15 persona të armatosur kanë shoqëruar sot biznesmenin Luan Muça, pronar i “Delta”, gjatë mbërritjes në hotelin “Regina” në Vlorë, në pronësi të Vasil Bedinajt.

Bëhet fjalë për punonjës të shoqërisë private të sigurisë “SWAT Security”, e cila, sipas të dhënave të kompanisë, ofron shërbime sigurie për aktivitetet e Muçës.

“SWAT Security” është në pronësi të Mandrit Lleshajt dhe ka si objekt të aktivitetit sigurimin e ambienteve publike dhe private, mbrojtjen e personave, instalimin e sistemeve të vëzhgimit dhe kontrollit të aksesit, si dhe shërbime të tjera të lidhura me sigurinë.

Sipas të dhënave të bëra publike, kompania mbulon sigurinë në aktivitetet e biznesmenit Luan Muça.

Kjo ka bërë që në ngjarjen e sotme në hotelin e Vasil Bedinajt të jenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm punonjësish të armatosur të sigurisë private.

Ngjarja në hotel është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa sipas pretendimeve të Vasil Bedinajt, atij i është kërkuar një shumë prej 5 milionë euro.

Rrethanat e plota të konfliktit dhe roli i personave të përfshirë po hetohen nga autoritetet.

Pas largimit nga hoteli, një automjet me disa prej personave të grupit u përplas në zonën e Peshkëpisë, ku dy persona mbetën të plagosur. Mes tyre raportohet edhe Luan Muça, ndërsa në automjet është gjetur një armë zjarri./Versus.al

3 DITE ME PARE

U akuzua nga pronari i hotel “Regina” për kërcënim, kush është biznesmeni Bujar Muça?

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Një përplasje e fortë ka ndodhur mesditën e sotme në një hotel në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj, ku një grup prej rreth 15 personash, që udhëtonin me 8 automjete, janë shfaqur pranë godinës dhe dyshohet se kanë kërcënuar biznesmenin.

Sipas të dhënave paraprake, disa prej personave janë pozicionuar rreth hotelit, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë në ambientet e biznesit dhe është ulur përballë Bedinajt.

Takimi dyshohet se ka qenë i tensionuar dhe lidhej me një pretendim për një gjobë prej 5 milionë eurosh, të cilën biznesmeni nuk kishte pranuar ta paguante.

Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe mes dy grupeve ka nisur një përleshje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë zjarri. Pas mbërritjes së policisë, personat e përfshirë janë larguar me automjete të ndryshme.

Ndjekja ka përfunduar me një aksident në urën e Peshkëpisë, ku një prej makinave, me tre persona brenda, është përplasur.

Dy prej tyre kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital.

Mes tyre ndodhet edhe Bujar Muça, i njohur si një prej sipërmarrësve të lidhur me “Delta Group”.

Burime nga spitali bëjnë me dije se Muça dhe personi tjetër i plagosur janë jashtë rrezikut dhe kanë marrë dëmtime të lehta. Në automjet është gjetur gjithashtu një armë zjarri.

Bujar Muça, emër i njohur në biznes dhe politikë

Bujar Muça është një prej emrave të njohur të biznesit në Elbasan, me aktivitet në disa sektorë, përfshirë ndërtimin, furnizimet industriale dhe pasuritë e paluajtshme.

Ai ka pasur edhe një angazhim të shkurtër në politikë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kandidoi për deputet nën siglën e PDIU-së në qarkun e Elbasanit dhe fitoi mandatin. Muça e la detyrën disa muaj më vonë, duke e justifikuar dorëheqjen me arsye personale.

Emri i tij u përmend edhe në një operacion të zhvilluar në Elbasan më 13 tetor 2025, ku sipas raportimeve mediatike ai ishte mes personave të përfshirë në aksionin e policisë dhe gjatë kontrolleve u sekuestruan armë zjarri.

Ndërkohë, për ngjarjen e sotme vijojnë hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur konkretisht, kush janë personat e përfshirë dhe nëse pretendimi për gjobën prej 5 milionë eurosh qëndron pas konfliktit./Versus.al

3 DITE ME PARE

"Po më kërcënojnë", policia e Vlorës jep detaje: Vasil Bedinaj telefonoi për konfliktin në resort. Në automjetin e aksidentuar u gjet një pistoletë

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht për konfliktin me armë që ndodhi mesditën e sotme në një resort në pronësi të Vasil Bedinajt në Vlorë.

Policia thotë se biznesmeni Vasil Bedinaj ka telefonuar policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

"Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë", thotë policia në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen./Versus.al

3 DITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur nxirren nga makina 2 personat e plagosur që kërcënuan me armë biznesmenin Vasil Bedinaj

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Këto janë pamjet nga makina e cila u aksidentua ditën e sotme, teksa po ndiqej nga policia. Brenda saj ndodheshin 3 prej personave që kërcënuan me armë biznesmenin Vasil Bedinaj, pronari i hotel “Regina” në Radhimë.

Në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Makina është aksidentuar pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, ndërsa brenda saj janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri, pistoletë.

Dy prej personave kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti, ndërsa një tjetër nuk ka pasur probleme shëndetësore. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat e tjera, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

3 DITE ME PARE

Wild West” në mes të plazhit, minutat e terrorit tek resorti në Vlorë. Si u kërcënua Vasil Bedinaj. Një nga autorët pronari i Delta Group

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Një ngjarje e rëndë si në filma ka ndodhur mesditën e sotme ku një grup prej 15 personash me 8 makina rrethuan hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt dhe kërcënuan biznesmenin.

Si një skenar filmi, personat e armatosur u shpërndanë përreth godinës, ndërsa njëri prej tyre u ul në tavolinë me pronarin i cili në atë moment ndodhej vetëm në ambientet e hotelit.

Biseda mes tyre duket ka qenë bisedë e nxehtë dhe që lidhet me një gjobë 5 mln euro ndaj biznesmenit.

Gjoba e papranuar nga Bedinaj ka sjellë në oborrin e hotelit 8 automjetet nga të cilat kanë dalë 15 persona të armatosur të cilët janë përleshur fizikisht me njerëzit e Bedinajt.

Më pas dy grupet patën përplasje fizike mes tyre ku dyshohet se janë përdorur dhe armët. Me lajmërimin e policisë, personat e armatosur u shpërndanë me automjetet për ti shpëtuar policisë. Gjatë ndjekjes, një prej makinave ku ndodheshin 3 persona nga grupi i armatosur që kërcënuan Vasil Bedinajn u përplas në urën e Peshkëpisë ku 2 prej tyre mbetën të plagosur.

Ndërsa personi i tretë që mësohet se ka qenë Luan Muça pronar i Delta Group. Burime nga spitali bëjnë me dije se Muça dhe një tjetër ndodhen të shtruar në spital me dëmtime të lehta nga aksidenti. Gjithashtu mësohet se është gjetur dhe një armë zjarri në makinë

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

3 DITE ME PARE

“Na jep 5 mln euro ose largohu nga Shqipëria”/Dyshohet se shkak i përplasjeve me arme në hotelin e Vasil Bedinajt është pronësia mbi tokën ngjitur me hotelin

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Orikum, ku biznesmeni Vasil Bedinaj u kërcënua me armë nga një grup prej rreth 10 personash.

Mësohet se shkak i përplasjes është bërë një tokë ngjitur me hotelin Regina në pronësi të Vasil Bedinajt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në ambientet e Hotel Regina, në pronësi të Bedinajt. Sipas informacioneve paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë një tokë në afërsi të hotelit.

Personat, shumica prej të cilëve dyshohet se ishin të armatosur, kanë shkuar në hotel dhe fillimisht kanë kërcënuar verbalisht biznesmenin. Situata më pas është përshkallëzuar, ndërsa dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri dhe Bedinajt i është kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh.

Mes palëve dyshohet se ka pasur edhe përplasje fizike. Pas ngjarjes, personat janë larguar nga ambientet e hotelit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur ndjekjen e autorëve të dyshuar. Gjatë ndjekjes, një automjet me dy persona në bord është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Dy personat janë transportuar me ambulancë në spital. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe shtyllën kurrizore, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime si pasojë e aksidentit.

Raportohet se të dy personat e aksidentuar janë arrestuar nga policia dhe janë nga Tirana.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të Vlorës, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Vasil Bedinaj është biznesmen i njohur në Vlorë dhe prej vitesh mban edhe detyrën e kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë për Jugun e Shqipërisë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, motivin e konfliktit dhe identitetin e personave të tjerë të përfshirë./Versus.al

3 DITE ME PARE

Skandal në Vlorë/ 10 persona të armatosur kërcënojnë pronarin e Hotel "Regina", Vasil Bedinaj. Arrestohen 2 prej tyre

“5 mln € ose largohu nga Shqipëria”! Policia zbardh

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radhimë, ku rreth 10 persona të armatosur janë paraqitur në ambientet e Hotel Regina, në pronësi të Vasil Bedinajt.

Sipas burimeve paraprake, personat kanë mbërritur me automjete të ndryshme dhe, të pajisur me armë zjarri, kanë shkuar në ambientet e hotelit, ku dyshohet se kanë kërcënuar pronarin.

Mësohet se grupi ka rrethuar hotelin, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.

Pas incidentit, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Forcat e policisë po vijojnë kontrollet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e incidentit, identitetin e personave të përfshirë dhe motivin e kërcënimit.

Biznesmeni Vasil Bedinaj nuk është hera e parë që përfshihet në incidente apo ngjarje të rënda. Në korrik të 2025 u përfshi në dhunën ndaj kamarierit 18-vjeçar, Ron Balaj.

Kush është Vasil Bedinaj?

Bedinaj është një biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i Hotel Regina, një aktivitet në sektorin e turizmit. Emri i tij është bërë publik edhe në të kaluarën për shkak të disa episodeve që kanë marrë vëmendje mediatike.

Në korrik të vitit 2025, Bedinaj u përfshi në një konflikt të bujshëm, ku u dhunua kamarieri 18-vjeçar Ron Balaj. Sipas raportimeve të kohës, Balaj ishte përfshirë në një konflikt me ish-oficerin e Policisë Kufitare të Dibrës, Ardian Isufi, dhe Leart Bimon. Gjatë përplasjes kishte ndërhyrë edhe Bedinaj, i cili kishte goditur Isufin.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta publike dhe u komentua edhe nga kryeministri Edi Rama.


Një tjetër episod që e ka vendosur Bedinajn në qendër të vëmendjes ka ndodhur në verën e vitit 2024. Biznesmeni u filmua duke goditur me grusht një qytetar pas një debati lidhur me hapësirën në plazh.

Pas publikimit të pamjeve, Bedinaj u shfaq në një video së bashku me personin me të cilin kishte pasur konfliktin. Ai deklaroi se përplasja kishte ndodhur rreth një muaj e gjysmë më parë dhe se të dy ishin biznesmenë që operonin në sektorin e turizmit në Vlorë./Versus.al

 

 

Poll