
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një tjetër rritje të trafikut ajror, duke kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në gjashtë muajt e parë të vitit, aeroporti ka regjistruar 6 milionë pasagjerë, shifër që përbën një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Rritja e trafikut ajror lidhet me shtimin e fluturimeve dhe destinacioneve, por edhe me numrin në rritje të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.
Aeroporti ka regjistruar rekorde të reja edhe gjatë sezonit veror. Më 17 gusht, në një ditë të vetme u regjistruan 60,291 pasagjerë dhe 326 lëvizje avionësh.
Ndërkohë, gjatë gjithë muajit gusht, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës priti 1 milion e 717 mijë pasagjerë.
Këto shifra dëshmojnë zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me destinacionet ndërkombëtare dhe rritjen e kërkesës për vendin, veçanërisht gjatë sezonit turistik./Versus.al

