AKTUALITET /

Wild West” në mes të plazhit, minutat e terrorit tek resorti në Vlorë. Si u kërcënua Vasil Bedinaj. Një nga autorët pronari i Delta Group

Shkruar nga Versus

Wild West” në mes të plazhit, minutat e terrorit tek resorti

Një ngjarje e rëndë si në filma ka ndodhur mesditën e sotme ku një grup prej 15 personash me 8 makina rrethuan hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt dhe kërcënuan biznesmenin.

Si një skenar filmi, personat e armatosur u shpërndanë përreth godinës, ndërsa njëri prej tyre u ul në tavolinë me pronarin i cili në atë moment ndodhej vetëm në ambientet e hotelit.

Biseda mes tyre duket ka qenë bisedë e nxehtë dhe që lidhet me një gjobë 5 mln euro ndaj biznesmenit.

Gjoba e papranuar nga Bedinaj ka sjellë në oborrin e hotelit 8 automjetet nga të cilat kanë dalë 15 persona të armatosur të cilët janë përleshur fizikisht me njerëzit e Bedinajt.

Më pas dy grupet patën përplasje fizike mes tyre ku dyshohet se janë përdorur dhe armët. Me lajmërimin e policisë, personat e armatosur u shpërndanë me automjetet për ti shpëtuar policisë. Gjatë ndjekjes, një prej makinave ku ndodheshin 3 persona nga grupi i armatosur që kërcënuan Vasil Bedinajn u përplas në urën e Peshkëpisë ku 2 prej tyre mbetën të plagosur.

Ndërsa personi i tretë që mësohet se ka qenë Luan Muça pronar i Delta Group. Burime nga spitali bëjnë me dije se Muça dhe një tjetër ndodhen të shtruar në spital me dëmtime të lehta nga aksidenti. Gjithashtu mësohet se është gjetur dhe një armë zjarri në makinë

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll