
Këto janë pamjet nga makina e cila u aksidentua ditën e sotme, teksa po ndiqej nga policia. Brenda saj ndodheshin 3 prej personave që kërcënuan me armë biznesmenin Vasil Bedinaj, pronari i hotel “Regina” në Radhimë.
Në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Makina është aksidentuar pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, ndërsa brenda saj janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri, pistoletë.
Dy prej personave kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti, ndërsa një tjetër nuk ka pasur probleme shëndetësore. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat e tjera, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.
View this post on Instagram

