Aksident me vd*kje në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen dy mjete "kokë më kokë", humb jetën njëri prej shoferëve

Shqipëria

Aksident me vd*kje në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen dy mjete "kokë më kokë", humb jetën njëri prej shoferëve

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 07:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan-Tepelenë, pranë rrethrrotullimit të Levanit.

Dy automjete, një “Benz” dhe një “Audi”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i “Audit” ka humbur jetën.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Levanit, në aksin Levan-Tepelenë.

Nga përplasja mes dy automjeteve, drejtuesi i “Audit” ka humbur jetën.

Trupi i tij është transportuar drejt morgut.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara mund të ketë ndikuar në përplasjen e dy automjeteve, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat