pamje-aksidenti
TEPELENË- Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Mësohet se dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit “Audi”, Dashmir Beca.
Viktima është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./ZËRI
Poll