Një shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55 të mëngjesit, ndërsa viktima po dilte nga banesa e saj në rrugën Vrutu.
Mësohet se autorët e atentatit ishin dy persona, të cilët u larguan nga vendngjarja me anë të një motoçiklete.
I plagosuri është 55 vjeç, ndërkohë që identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Ai u transportua në spital, ku aktualisht jeta e tij nuk është në rrezik.
Hetimet për rastin po drejtohen nga Drejtoria e Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë së Atikës.









