Flash News

E-TJERA

Sherr mes dy personave gjatë natës në Tiranë, plagoset me thikë 26-vjeçari

-640-0-whatsapp-image-2023-07-01-at-84707-pm-1-1688237253.jpeg

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku sipas Policisë, i riu me inicialet F.P. është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta.

26-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimeve, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 53-vjeçarit E.P. (S.), i dyshuar si autor i plagosjes.

"Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek  ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit", njofton policia. 

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

Të fundit