Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për kandidatin për president, Bekim Sejdiun.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar dakordimin si një hap shumë të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve”.
Ajo ka bërë thirrje që procesi të përmbyllet në Kuvend, duke theksuar përgjegjësinë dhe interesin e Republikës.


