Sporti

Edmond Azemi i rikthehet basketbollit, legjenda vishet prapë Bardhekaltër

08/31/2026 14:02
nga:G B

E pabesueshme, por e vërtetë! Edmond Azemi po i kthehet basketbollit.

Disa vite pas pensionimit, legjenda e basketbollit kosovar ka vendosur të zbresë përsëri në parket.

Edo do ta veshë prapë fanellën Bardhekaltër të KB Prishtinës, me të cilën e kishte kaluar një jetë.

“Rikthehet ikona e klubit! Kapiteni legjendar Edmond Azemi rikthehet si lojtar”, shkroi klubi kryeqytetas në njoftimin për rikthimin e Azemit.