Lajme

Skafi pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, shpëtohen 8 persona në Spille

08/31/2026 09:26
nga:G B

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Shqipëri u kanë ardhur në ndihmë tetë personave, përfshirë shtatë anëtarë të një familjeje, pasi skafi me të cilin po lundronin pësoi defekt në motor dhe rrezikonte të fundosej.

Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit për një mjet lundrues që kishte kërkuar ndihmë, rreth një milje larg bregut, në drejtim të Forsilukut, shkruan abcnewsal.

Shërbimet policore ndërhynë menjëherë, duke tërhequr skafin dhe e nxjerrë në breg në zonën e Karpenit.

Të tetë personat rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pas verifikimeve u konstatua se skafi kishte dokumentacion të rregullt dhe drejtuesi dispononte leje drejtimi.