Lajme

Nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti, varroset sot i riu nga Klina

08/31/2026 07:29
nga:G B

Sot në Shtupel të Klinës do t’i jepet lamtumira e fundit Bajram Arifajt, i cili vdiq pas plagëve të marra në një aksident trafiku më 14 gusht në Jashanicë.

Arifaj kishte qëndruar për rreth dy javë në koma në QKUK, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të zhvillohet në varrezat e Lagjes Bakaj, në Shtupel.