Lajme

Dakordimi i emrit për president, reagon Xhavit Ukaj: Kam votuar Osmanin për presidente e jo Bekim Sejdiun, i cili ma rrëzoi kryeministrin tim nga qeveria

08/31/2026 14:27
nga:G B

Xhavit Ukaj, ish kandidat i LDK-së për deputet, ka reaguar pasi kjo parti është dakorduar me VV-në për emrin e presidentit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka votuar për Osmanin presidente e Abdixhikun kryeministër dhe jo Bekim Sejdiun, që e kishte rrëzuar Avdullah Hotin si kryeministër nga qeveria.

“Unë e kam votuar Vjosa Osmanin për presidente dhe Lumir Abdixhikun për kryeministër, jo Bekim Sejdiun, i cili ma rrëzoi kryeministrin tim nga qeveria”, ka shkruar ai.