Lajme

PDK anulon konferencën e thirrur për media

08/31/2026 13:54
nga:G B

Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar konferencën për media, të thirrur për në ora 14:00.

Në njoftimin për media, PDK nuk dha arsye rreth anulimit të konferencës, gjithashtu nuk ishte bërë e ditur as arsyeja e mbajtjes së saj.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë, VV dhe LDK arritën një marrëveshje për president, duke propozuar Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për shef të shtetit.