Lajme

Zjarr në Qeskovë të Klinës, një fushë përfshihet nga flakët

08/30/2026 22:37
nga:Genita C

Pasditen e së dielës, një fushë e hapur në fshatin Qeskovë të Klinës u përfshi nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se policia është njoftuar për rastin rreth orës 17:35.

Sipas tij, pas njoftimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.