Showtime

Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri, ja kush do të jetë në duet me të

08/30/2026 22:00
nga:Genita C

Dafina Zeqiri ka ngacmuar fansat me një paralajmërim misterioz për mbrëmjen e sotme.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku shkruan “Sunday night surprise”, duke lënë të kuptohet se po përgatit një surprizë për fansat e saj.

Sipas postimit, surpriza pritet të jetë një duet i ri me Matolale.

Dy artistët kanë ngjallur kureshtje te publiku, ndërsa kanë zbuluar se projekti titullohet “Nje Dance”.

Të gjithë sytë janë tashmë nga ata, teksa pritet të zbulohet data e lansimit.