Lajmet e fundit

ndryshme penale seksuale ndaj 361 fëmijëve, të moshave nga 9 deri në 15 vjeç, përmes rrjeteve sociale, përfshirë Snapchat.
Çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Qarkut Pirkanmaa. Prezantimi publik i rastit ishte parashikuar për të hënën, ndërsa nga e marta seancat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Sipas autoriteteve finlandeze, veprat dyshohet se janë kryer gjatë periudhës 2019-2022. Viktimat raportohet të jenë djem nga pjesë të ndryshme të Finlandës.
Rasti u bë publik pasi policia finlandeze njoftoi në dhjetor 2025 se po hetonte një 27-vjeçar, i dyshuar fillimisht për 364 vepra seksuale ndaj fëmijëve. Në qershor, Prokuroria Kombëtare njoftoi se kishte vendosur të mos ngrinte akuza për tre prej rasteve.
Hetimi nisi pasi, gjatë një kontrolli të telefonit të të dyshuarit në vitin 2022, në kuadër të një tjetër çështjeje penale, policia gjeti mijëra video dhe fotografi të fëmijëve të paidentifikuar.
Sipas hetuesve, i dyshuari i kontaktonte fëmijët përmes Snapchat-it dhe u kërkonte të fotografonin ose filmonin veten me shumë pak veshje ose të zhveshur. Në disa raste, ai dyshohet se u kërkonte gjithashtu të kryenin akte seksuale.
Akuzat kryesore ndaj tij janë për abuzim të rëndë seksual të fëmijëve, abuzim seksual të fëmijëve dhe shpërndarje të rëndë të materialeve seksuale që përfshijnë fëmijë.
Gjatë hetimeve, i akuzuari ka pranuar pjesërisht veprat për të cilat dyshohet.
Për shkak të përmasave të jashtëzakonshme të çështjes, janë planifikuar rreth 45 ditë seanca gjyqësore. Sipas gjykatës, procesi pritet të zgjasë të paktën deri në fund të këtij viti.
Në Finlandë nis sot procesi gjyqësor ndaj një 27-vjeçari, i cili akuzohet për kryerjen e veprave të