Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 7 Shtatorin e vitit 1990, kur u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një prej akteve më të guximshme dhe largpamëse të historisë politike të Kosovës.
Rama ka thënë se në kohën kur Kosovës iu mor autonomia dhe shqiptarët po përjashtoheshin nga jeta publike, u ndërmorën hapa për ndërtimin e një rendi juridik dhe institucional.
“Më 7 shtator 1990 këta burra e gra të guximshëm i dhanë Kosovës Kushtetutën e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka theksuar rëndësinë e Kushtetutës si kufi të pushtetit dhe mbrojtje të qytetarëve, ndërsa ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke pretenduar se rendi kushtetues po shkelet.
“Në vitin 1990, nën represion, shqiptarët rrezikonin veten për ta krijuar një rend kushtetues. Në vitin 2026, në shtetin e lirë të Kosovës, Albin Kurtit vazhdimisht shkel kushtetuten dhe me plotë vetëdije i shtyn kufijtë e rendit kushtetues!”, ka deklaruar Rama.
Në fund, Rama ka thënë se shteti dhe Kushtetuta janë ndërtuar me sakrificë dhe guxim dhe se asnjë pushtet nuk ka të drejtë t’i përdhosë.
“Lavdi vizionit, guximit dhe përgjegjësisë shtetërore të atyre që më 7 shtator 1990 i dhanë Kosovës Kushtetutën e Kaçanikut”, ka përfunduar ai.
256 aksidente të raportuara gjatë gushtit në rajonin e Feriz...
Shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake në Bolivi, gjas...
Lionel Messi vendos rekord tjetër në MLS pak ditë pasi u pen...
“Ora e Pritjes” nis edhe në Kaçanik, numërimi mbrapsht drejt...
Aleanca zhvillon sot aktivitet simbolik para Kuvendit të Kos...
Rama për 7 Shtatorin: Kushtetuta e Kaçanikut u ndërtua me gu...