AfD siguron fitore të thellë ndaj CDU-së në Saksoni-Anhalt, por nuk arrin shumicën
Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka korrur një fitore vend...

Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, BIA.
Të marra së bashku, rastet tregojnë një gamë të gjerë informacionesh për të cilat, sipas Prokurorisë Speciale, ka pasur interes: nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), te zhvillimet politike, zgjedhjet, pjesëtarë të komuniteteve të caktuara dhe individë me ndikim.
Disa prej rasteve janë ende në gjykim. Në disa të tjera tashmë ka dënime. Ato nuk provojnë vetvetiu ekzistencën e një operacioni të vetëm apo të një rrjeti të koordinuar të BIA-s në Kosovë. Por, ngrenë pyetjen se çfarë kërkon ajo dhe çfarë mund të bëjë me informacionet pasi t’i ketë siguruar.
“Punohet më së shumti në përfitimin e njerëzve. Qoftë për informacione, qoftë për ndikim përmes institucioneve”, thotë Dushan Janjiç, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, për Radion Evropa e Lirë.
Një prej rasteve më të fundit pritet të nisë të gjykohet më 7 shtator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Fatmir Sheholli akuzohet për spiunazh dhe shantazh. Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se ai ishte rekrutuar nga BIA dhe se mblidhte informacione për zhvillimet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në një plan për komprometimin e zyrtarëve të Kosovës dhe ndërhyrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Në telefonin e tij, sipas Prokurorisë, është gjetur edhe fotografia e një dokumenti të quajtur “Top sekret 2”, përmbajtja e të cilit pretendon ekzistencën e një plani për përdorimin e fesë islame për përçarjen e shqiptarëve dhe ndryshimin e perceptimit të Perëndimit për Kosovën.
Autorësia dhe autenticiteti i dokumentit nuk janë sqaruar publikisht. Bashkësia Islame e Kosovës i ka mohuar pretendimet që përmban ai dhe ka kërkuar hetimin e origjinës dhe vërtetësisë së tij.
Publikimi i përmbajtjes së dokumentit nxiti reagime dhe përplasje në rrjetet sociale, përfshirë pretendime për lidhje mes BIA-s dhe pjesëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë.
Por, aktakuzat nuk tregojnë se çfarë ndodh më pas me informacionet që, sipas Prokurorisë, mblidhen dhe i përcillen inteligjencës serbe.
Ekspertët e inteligjencës thonë se vetë mbledhja e informacionit është vetëm një pjesë e punës së një shërbimi.
Po aq rëndësi ka se kush e siguron atë, çfarë qasjeje ka burimi dhe për çfarë mund të përdoren më pas informacioni dhe rrjeti i krijuar.
Daniel Lomas, profesor i inteligjencës dhe sigurisë në Universitetin e Nottinghamit në Angli, thotë se faza e parë zakonisht është mbledhja e informacionit.
“Fillimisht përpiqesh të marrësh informacion nga burimet, pra për politikën e një vendi, ekonominë e një vendi, kush është lart, kush është poshtë, thashetheme politike, duke zhvilluar rrjete njerëzish në gjithë shoqërinë”, shpjegon Lomas për Radion Evropa e Lirë.
Por, sipas tij, rrjetet e krijuara mund të fitojnë më vonë një funksion tjetër: të përdoren për ndikim politik.
Çfarë informacioni kërkohet?
Aktakuzat e ngritura në Kosovë japin disa të dhëna për llojin e informacioneve që dyshohet se janë kërkuar.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen se kanë mbledhur dhe përcjellë informacione që lidheshin me UÇK-në, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Sipas aktakuzës, Shabani kishte mbledhur edhe materiale për masakrën e Reçakut, ndërsa Qerimi informacione për dëshmitarë të Gjykatës Speciale. Të dy janë deklaruar të pafajshëm dhe procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon.
Në një rast tjetër, Fehim Sali dyshohet se gjatë viteve 2024 dhe 2025 ka mbledhur dhe përcjellë informacione dhe dokumente për persona të caktuar në Kosovë, përfshirë persona që Prokuroria i përshkruan si pjesëtarë të qarqeve vehabiste.
Në mesin e personave tashmë të dënuar për spiunazh janë Aleksandar Vllajiç dhe Jellena Gjukanoviç. Janjiç thotë se interesi i një shërbimi inteligjent nuk kufizohet vetëm te dokumentet apo të dhënat konkrete. Po aq të rëndësishëm janë njerëzit që kanë qasje në to.
Sipas tij, BIA interesohet për burime që mund të sigurojnë informacione, por edhe për persona me ndikim.
“Dihet kush është popullata shumicë në Kosovë - janë shqiptarët - dihet kush ka ndikim në ekonomi”, thotë Janjiç.
Ai shton se synimi është të arrihet te “burime cilësore të informacionit”. Por, rëndësia e një burimi brenda një institucioni nuk kufizohet domosdoshmërisht tek ajo që mund të nxjerrë prej tij.
Lomas merr si shembull policinë.
“Policia mund të bëjë më shumë sesa mund të bëjë qytetari i zakonshëm. Ajo ka kompetenca të ndryshme të mbikëqyrjes. Mund të ketë qasje në lloje të caktuara informacioni”, thotë ai.
Një person brenda policisë, sipas tij, mund të ndihmojë edhe në identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë objektiv rekrutimi apo të krijojë mundësi për operacione të tjera.
Çfarë ndodh me informacionin?
Janjiç është i kujdesshëm kur pyetet se çfarë ndodh konkretisht me informacionet që arrijnë te BIA.
“Këtë, sinqerisht t’ju them, vetëm mund ta imagjinoj”, thotë ai.
Në parim, sipas tij, informacionet kalojnë në sektorët analitikë, ku “renditen, klasifikohen” dhe më pas përdoren në varësi të vlerësimit, para së gjithash, politik.
Ai përmend shantazhin dhe ndikimin si disa nga mundësitë e përdorimit të tyre. Lomas e shpjegon procesin nga perspektiva e funksionimit të shërbimeve të inteligjencës në përgjithësi.
Informacioni për politikën, institucionet dhe individët, thotë ai, mund t’i tregojë një shërbimi të huaj se ku ndodhen dobësitë apo përçarjet brenda një qeverie, partie ose shoqërie.
“Inteligjenca të lejon të hapësh çarje brenda qeverive, partive politike, shoqërisë më të gjerë, sepse të jep njohuri të qarta se si ta shfrytëzosh një shoqëri të caktuar”, thotë Lomas.
Hapi tjetër, sipas tij, mund të jetë ajo që në botën e inteligjencës njihet si “veprim i fshehtë”: jo më vetëm mbledhje e informacionit, por ndërmarrje veprimesh mbi bazën e asaj që është mësuar.
“...pra, nuk je më vetëm duke qëndruar mënjanë dhe duke mbledhur informacione, por edhe bën diçka duke u bazuar në to”, thotë ai.
Kjo nuk do të thotë se rastet e zbuluara në Kosovë dëshmojnë ekzistencën e një strategjie të tillë të koordinuar të BIA-s.
Proceset gjyqësore kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale të personave konkretë, ndërsa një pjesë e pretendimeve të Prokurorisë ende nuk janë provuar me aktgjykime përfundimtare.
Radio Evropa e Lirë pyeti Prokurorinë Speciale të Kosovës për numrin e personave nën hetim, aktakuza apo gjykim për spiunazh në favor të Serbisë, për lidhjet dhe metodat e mundshme të përbashkëta mes rasteve, si dhe për dyshimet për përfshirjen e personave brenda institucioneve publike, por nuk mori përgjigje.
Përgjigje nuk dha as Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilën REL-i e pyeti për vlerësimin e saj mbi shtrirjen e mundshme të veprimtarisë së BIA-s dhe rrezikun që ajo mund të paraqesë për institucionet e Kosovës.
A mund ta destabilizojë një vend spiunazhi?
Lomas paralajmëron kundër përfundimit se spiunazhi, vetvetiu, mund të destabilizojë një shtet.
“Mendoj se spiunazhi të çon vetëm deri në një pikë”, thotë ai.
Shërbimet e huaja, sipas tij, nuk kanë nevojë t’i krijojnë vetë ndarjet apo pakënaqësitë brenda një shoqërie. Ato mund t’i identifikojnë dhe t’i shfrytëzojnë ato.
Për ta shpjeguar këtë mekanizëm, Lomas merr Rusinë si shembull.
Ai përmend debatet rreth migracionit në Gjermani, duke theksuar se shqetësimet e një pjese të shoqërisë për këtë çështje nuk janë krijuar nga Rusia. Por, sipas tij, aktorë të jashtëm rusë i kanë amplifikuar pakënaqësitë e tilla, përfshirë përmes rrjeteve sociale.
Ai e krahason këtë edhe me një zjarr: pakënaqësitë ekzistojnë, ndërsa ndërhyrja nga jashtë mund t’i shtojë “karburant zjarrit”, duke i bërë më të mëdha dhe më të rrezikshme.
Lomas nuk thotë se rastet në Kosovë dëshmojnë një model identik.
Por, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai e sheh këtë edhe në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përplasjes së saj më të gjerë me Perëndimin.
Sipas tij, Rusia mund të ketë interes në hapësira ku tensionet ekzistuese mund të mbahen të hapura dhe ku vëmendja e NATO-s mund të zhvendoset drejt një krize tjetër.
Në Kosovë, debati që shkaktoi dokumenti “Top sekret 2”, autorësia dhe autenticiteti i të cilit mbeten të pasqaruara, tregoi se sa shpejt një çështje e ndjeshme mund të prodhojë polarizim.
Për Janjiqin, rrjedhja e informacionit, infiltrimi në institucione dhe përpjekjet për ndikim nuk mund të shihen krejtësisht të ndara.
Ai e lidh veprimtarinë e inteligjencës edhe me politikën e Serbisë për të mos e njohur Kosovën dhe me interesin për informacione që, sipas tij, mund të përdoren për diskreditimin e saj.
“Kur nuk e njeh Kosovën, atëherë duhet të mbledhësh sa më shumë të dhëna negative për gjendjen atje”, thotë Janjiç.
Si mund të mbrohet Kosova?
Për Lomasin, mbrojtja nuk fillon vetëm me zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Një prej mjeteve është edhe ekspozimi publik i mënyrave se si veprojnë shërbimet e huaja të inteligjencës.
Ai përmend përvojën e vendeve të Evropës Perëndimore, ku publikimi i rasteve të spiunazhit është përdorur edhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe institucioneve për mënyrat e rekrutimit dhe rreziqet që sjellin ato.
“Fakti që i keni pasur këto arrestime dhe se ato janë bërë publike është një mënyrë për t’ua bërë të qartë njerëzve se këto shërbime të huaja të inteligjencës paraqesin kërcënim. Ato janë rrezik. Nuk do të zhduken”, thotë Lomas.
Po aq i rëndësishëm, sipas tij, është kundërzbulimi: identifikimi i njerëzve dhe institucioneve që mund të jenë më të cenueshëm, zbulimi i përpjekjeve për rekrutim dhe shkëmbimi i informacionit me partnerët ndërkombëtarë.
Edhe Janjiç e vë theksin te forcimi i kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë në Kosovë. Por, ai thotë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi institucionet kosovare.
Sipas tij, NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë kanë rol në ngritjen e standardeve të sigurisë, forcimin e kapaciteteve të institucioneve kosovare dhe krijimin e mekanizmave më të mirë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit.
Rastet e zbuluara deri tani, megjithatë, nuk japin përgjigje për përmasën e mundshme të veprimtarisë së BIA-s në Kosovë.
Nuk dihet publikisht se sa persona mund të jenë rekrutuar, sa gjatë mund të kenë zgjatur lidhjet me inteligjencën serbe apo sa informacione mund të kenë përfunduar tek ajo. Për një pjesë të të akuzuarve, edhe vetë pretendimet e Prokurorisë duhet ende të provohen në gjykatë. /REL
Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka korrur një fitore vend...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pre...
Janë mbyllur qendrat e votimit në shtetin lindor gjerm...
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ...
Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë n...
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi trepalës...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa t...
Irani është bërë më i sigurt në aftësinë e tij për të godi...
Këtë të diel janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet ve...
Indonezia u zgjua sot herët në mëngjes për shkak të shpërt...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi nj...
Një gjykatë në Kajro ka dënuar me vdekje prezantuesen tele...
Dy pilotë të avionit luftarak F-4 Phantom kanë humbur jetë...
Forcat amerikane goditën tre anije iraniane cisternë me na...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri me dije pasd...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar një armëpushi...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Turqia ka shpallur një zonë të kontestuar në Detin Egje pa...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Them...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autosradën Le...
Një plagosje me thikë ka ndodhur, mbrëmjen e djeshme te zo...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa ...
Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka korrur një fitore vend...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pre...
Janë mbyllur qendrat e votimit në shtetin lindor gjerm...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 78.4 lekë dhe s...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...