Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan-Tepelenë, pranë rrethrrotullimit të Levanit.
Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve të Euronews.al, përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e “Audit”, 55-vjeçarin Dashmir Beca, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, transmeton Klankosova.tv.
Në aksident kanë mbetur të lënduar edhe persona të tjerë. Tre pasagjerët që udhëtonin në “Audi” janë transportuar në spital dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në spital është dërguar edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, i cili raportohet gjithashtu jashtë rrezikut për jetën.
Dyshimet e para lidhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila mund të ketë ndikuar në pamundësinë e drejtuesve për të reaguar në kohë dhe shmangur përplasjen.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.