Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Përplasen 2 automjete, humb jetën një prej shoferëve, plagosen 5 persona

7 Shtator 2026, 08:30Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Përplasen 2

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të njohur si “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Bëhet me dije se pasojë e plagëve të marra drejtuesi i një prej mjeteve ka ndërruar jetë, ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje