Mitsotakis rikonfirmon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE

7 Shtator 2026 | 08:00

Greqia mbështet me rezerva anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në konferencën ndërkombëtare të Selanikut, kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Greqia mbetet në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, por progresi i secilit vend kandidat do të varet nga respektimi i sundimit të ligjit, detyrimeve ndërkombëtare dhe të drejtave të pakicave.”

Por Mitsotakis nuk e fshehu pakënaqësinë dhe njëherësh edhe kërkesën e fundit të Greqisë për Shqipërinë para anëtarësimit në BE, minoritetin grek.

“Ne ende kemi probleme me pakicën kombëtare greke në Shqipëri, të cilat ia kemi sjellë në vëmendje palës shqiptare. Progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave nuk është i mjaftueshëm”

Jini absolutisht të sigurt se në kohën e duhur do t’i ushtrojmë të drejtat tona, në mënyrë që të jemi absolutisht të sigurt se të drejtat e pakicës mbrohen. Çështja nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por ka të bëjë me zbatimin e ligjit evropian dhe rregullave të respektimit të të drejtave të njeriut.”

Ndonëse kjo deklaratë e kryeministrit grek shihet si një paralajmërim për Shqipërinë, Mitsotakis nuk përmendi në asnjë rast fjalën veto. Madje ai vlerësoi se në krahasim me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria është shumë hapa para në procesin e anëtarësimit në BE.

“Maqedonia e Veriut nuk ka përparim të konsiderueshëm në negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian.
Ky vend është në një fazë shumë më të hershme krahasuar me Shqipërinë, një fakt që aktualisht nuk lejon që çështje të ngjashme të ngrihen gjatë zhvillimit të procesit të saj të pranimit.”

Greqia e ka përdorur më herët mekanizëm për të ngrirë negociatat e Shqipërisë me BE, kur në vitin 2023 në Himarë u arrestua ish-kandidati për kryebashkiak Fredi Beleri për shitblerje votash. Tashmë ujërat mes Athinës dhe Tiranës janë zbutur. Por testi i fundit i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jetë gjysma e dytë e vitit 2027, kur Athina të udhëheqë Presidencën e BE, në të njëjtën kohë kur Shqipëria synon të përmbyllë gjithë fazën e negociatave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë është AfD-ja dhe pse po trondit politikën gjermane?

“Për këtë jemi përgatitur prej shumë vitesh. Na duhen gute Leute”, njerëz të mirë. Kur Ulrich Siegmund doli në televizion, në emisionin politik më me...
07:48 | 07/09/2026

Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt

Sondazhet pas mbylljes së votimit në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt tregojnë një epërsi të thellë të AfD-së së ekstremit të djathtë, e cila, sipas parashikimeve...
18:58 | 06/09/2026

Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Groenlandën të dielën dhe të hënën, në një shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të...
17:39 | 06/09/2026