"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle, Dobrindt pret shtim të sulmeve hibride dhe dëshiron të forcojë mbrojtjen përmes një sistemi gjithëpërfshirës sigurie.

GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, synon të ndërmarrë masa më të forta kundër akteve të sabotimit që i atribuohen Rusisë. Sipas gazetës Bild am Sonntag (BamS), njësi të posaçme do të vendosen për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi qytetet me rëndësi strategjike, për të neutralizuar dronët dhe për të çaktivizuar mjetet shpërthyese. Gjithashtu, qeveria planifikon ngritjen e një rrjeti digjital sigurie.
Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle, Dobrindt pret shtim të sulmeve hibride dhe dëshiron të forcojë mbrojtjen përmes një sistemi gjithëpërfshirës sigurie.
"Sulmet hibride të Rusisë me dronë të mbushur me eksploziv ndaj aeroporteve, kapja e agjentëve në qytetet tona, sulmet kibernetike kundër rrjeteve tona dhe sabotimi i infrastrukturës sonë janë bërë realitet i përditshëm”, deklaroi politikani i CSU-së për Bild am Sonntag. "Këto sulme do të shtohen, por ne mund të mbrohemi dhe të mbrojmë vendin tonë.”
Njësi të posaçme për mbrojtje
Sipas informacionit të gazetës, plani i sigurisë përbëhet nga disa shtylla kryesore. Njësi të reja, të gatshme për t'u dislokuar me shpejtësi, do të mbrojnë hapësirën ajrore mbi nyjet më të rëndësishme strategjike, aeroportet, stacionet hekurudhore dhe lagjen qeveritare në Berlin.
Përveç kapjes së dronëve, këto njësi do të kenë detyrë edhe çaktivizimin e bombave të vendosura në dronë dhe të mjeteve të tjera shpërthyese. Ndër qytetet që konsiderohen strategjikisht të rëndësishme janë: Frankfurti, Mynihu, Hamburgu, Berlini, Shtutgarti, Dyseldorfi, Leipzigu, Hanoveri dhe Këlni.
Mbrojtja e infrastrukturës kritike
Në të ardhmen, mbrojtja kundër dronëve nuk do të mbështetet vetëm te Policia Federale dhe autoritetet e landeve. Edhe kompanitë që operojnë infrastrukturë kritike, si ujësjellësit, furnizuesit e energjisë dhe ndërmarrjet e industrisë së mbrojtjes, pritet të marrin kompetenca ligjore për të mos i zbuluar vetëm dronët, por edhe për t'i neutralizuar ato në mënyrë aktive.
"Mburojë” kundër sulmeve kibernetike
Përballë qindra sulmeve kibernetike të përditshme ndaj institucioneve dhe kompanive, qeveria synon të krijojë një mburojë kombëtare sigurie, të njohur si Cyberdome. Ky sistem do të përbëhet nga një rrjet i dendur sensorësh digjitalë, të cilët do të identifikojnë dhe bllokojnë përpjekjet e hakerëve për të sulmuar rrjetet e vendit.
Në fillim të muajit gusht, në aeroportin Leipzig/Halle u zbulua një dron me eksploziv pranë avionëve ukrainas të transportit. Aeroporti konsiderohet një qendër e rëndësishme për dërgimin e ndihmave ushtarake drejt Ukrainës. Qeveria federale gjermane bëri Rusinë përgjegjëse për këtë tentativë sulmi./DW
Ulrich Siegmund GJERMANI- Ulrich Siegmund është figura kryesore e AfD-së në Saksoni-Anhalt. 35-vjeçari, i njohur për ...
AfD-ja GJERMANI- Rezultati paraprak i zgjedhjeve tashmë është i qartë. AfD-ja ka marrë me 43,8 për qind të...
pamjet SHBA- Një situatë kaotike është krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, në SHBA, pasi një av...
Ali Zarei IRAN- Një burrë iranian, i cili u largua nga vendi pasi u lëndua gjatë protestave të vitit 2022, është dë...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet europiane me përqindjen më të ulët të popullsisë obeze...
Krerët e AfD GJERMANI- Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt me&nb...
Galit Peleg, Milorad Dodik, Amichai Chikli IZRAEL- Dhoma e Tregtisë Izraelite hapi javën e kaluar një zyrë në Banja Luka, sel...
Krerët e AfD GJERMANI- Partia Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipa...
Kryeparlamentari iranian, Mohammad Baqer Qalibaf IRAN- Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar se Irani do tu ...
foto ilustruese EUROPË- Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me radhë më të g...