Lajmi i fundit

Ekskluzive në 'Kafe Shqeto', eurodeputeti Sandro Gozzi

Berisha në SHBA/ Çeno: Takime të nivelit të lartë, surprizë lëvizja e kongresmenit Joe Wilson ndaj qeverisë Rama

Berisha në SHBA/ Çeno: Takime të nivelit të lartë, surprizë lëvizja e kongresmenit Joe Wilson ndaj qeverisë Rama

08:08, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Takimet e fundit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë në pah një plan të detajuar për të sinkronizuar aksionin politik të Partisë Demokratike me diasporën.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’, sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Enri Çeno u shpreh se në këto takime, diaspora shqiptare në Bregun Lindor, veçanërisht në Neë York, New Jersey dhe Connecticut, si dhe komuniteti në Michigan, po shihet si një forcë e rëndësishme që jo vetëm mund të ndikojë në rezultatet e ngushta të Senatit Amerikan, por edhe do të përfaqësohet përmes kuotave të reja në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në Shqipëri.

Fokusi më i madh, sipas tij, mbetet tek përpjekjet politike për të zhbërë sanksionet ndaj kreut të Partisë Demokratike, nga ku po tentohet krijimi i kushteve që Sali Berisha të rifitojë aksesin në SHBA, duke u frymëzuar nga precedentë të mëparshëm ku zyrtarë të lartë amerikanë si Marco Rubio gjatë administratës Trump kanë ndërhyrë për heqjen e sanksioneve specifike.

Në këto 13 vite është krijuar ajo gjendja e hilaritetit të vazhdueshëm, kështu që asgjë nuk na bën më përshtypje. Thjesht ne duhet të bëjmë detyrat tona, ato të cilat ne i quajmë edhe si detyra patriotike në një farë mënyre, dhe të ecim përpara. Këto zgjedhjet e mesmandatit kanë një rëndësi mjaft deçisive, sepse edhe sipas të gjitha sondazheve rezulton që rezultati pritet të jetë mjaft i ngushtë, si dhoma e përfaqësuesve por edhe Senati Amerikan. Pritet që të ndahen me rezultate mjaft të ngushta, kanë disa gara që janë të tejskajshme të ngushta siç është ajo e rastit për Senatin Amerikan të përfaqësuesit të shtetit të Michigan-it, ku ne si shqiptarë kemi dhe një komunitet që mund të ndikojë dhe mund të drejtojë në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë rezultat përfundimtar. Pra, nëse shkon në anën e demokratëve apo nëse do shkojë në anën e republikanëve.

E prandaj është krijuar edhe ky event që është i pari në histori në një farë mënyre, pra konventë partiake në mesmandat, as në anën e demokratëve po as edhe për republikanët, pra kjo është hera e parë që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë presidenti amerikan Donald Trump që e ka iniciuar këtë nismë në një farë mënyre për të mbledhur fonde, por dhe për të krijuar atë energjizimin dhe elektrizimin e militantëve dhe përfaqësuesve të partisë në këto javë të fundit deri në mesin e nëntorit. Sigurisht që doktori është në një formë edhe fizike po edhe mendore në gjendje shumë të mirë.

Pra, kjo dallohet sigurisht nga ato batutat e tij po edhe tonat përgjatë këtyre ditëve. Ka patur sot një moment edhe emocional do të thoja përgjatë takimit me diasporën e East Coast-it, pra që jetojnë në zonën e New York-ut, New Jersey-t, Connecticut-it. Pra, ka patur një përfaqësi të madhe. Gjendja sot në takim ka qenë mjaft e elektrizuar, duke krijuar edhe një gjendje energjetike që besoj që do i nevojitet edhe doktorit, po edhe strukturave të Partisë Demokratike për sfidat që kemi përballë.

Pra unë do ta ndaja në dy aspekte këtë. Aspekti i parë është i kontaktit, pra në perceptimin dhe analizën time mjaft i rëndësishëm, kontakti për të sinkronizuar energjitë midis strukturave të Partisë Demokratike dhe diasporës. Në ndryshimet e fundit kushtetuese e zgjedhore të kaluar disa muaj më parë, diaspora brenda strukturës së Partisë Demokratike merr një hapësirë specifike dhe mjaft të veçantë, duke u përfaqësuar gjerësisht me kuota brenda strukturave drejtuese të saj, por edhe nëpërmjet këtyre takimeve e 'Foltoreve' me diasporën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë, por edhe me diasporat atje ku ka emigracion shqiptar në shtete të tjera në Europë, e cila pritet që ne të përthithim talente të veçanta në mënyrë që t'i përfaqësojmë edhe në zgjedhjet lokale, edhe në zgjedhjet parlamentare të ardhshme në Shqipëri.

Në një farë mënyre kjo ka edhe një ndikim, pra vetë Sali Berisha udhëtimin e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka patur si kryeministër në 2012-ën dhe ka patur një lloj bllokade gjatë periudhës së sanksionimit deri në momentin e çlirimit kur administrata amerikane dhe vetë Sekretari i Shtetit e Marko Rubio ndërmorën një vendim duke e hequr këtë sanksionim dhe duke u krijuar kushtet dhe mundësitë që Sali Berisha me ekipin e tij të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht jo për arsye shëndetësore, por për arsye plotësisht dhe thelbësisht politike në vetvete.

Përveç diasporës, janë të projektuara dhe të programuara për të patur takime të nivelit të lartë. Doktor Berisha është takuar në Neë York me përfaqësues të Kongresit Amerikan, kemi në vijimësi këtu në Dallas të Texas-it një sërë takimesh të tjera me përfaqësues të Kongresit dhe Senatit Amerikan, dhe të zgjedhur të tjerë, politikanë të Partisë Republikane kryesisht. Një takim të veçantë që do ta ndaja është edhe ajo me Kongresmenin Joe Wilson, e cila javët e fundit për shqiptarët ka qenë e veçantë... Ka shtyrë një amendament ku i kërkon institucioneve ligjzbatuese amerikane që në një periudhë 180 ditore të mbledhin gjithë informacionin e mundshëm dhe të vendoset në institucionet amerikane dhe Kongresit Amerikan për lidhjet midis qeverisë shqiptare, përfaqësuesve të saj dhe narkotrafikut ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco