Lajme

Haradinaj përkujton heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij

08/30/2026 14:45
nga:G B

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Fazliun si intelektual, vizionar dhe trim të pashoq, duke thënë se ai ishte shembull i dashurisë dhe sakrificës për atdheun.

“Heroi Bahri Fazliu, si intelektual, vizionar e trim i pashoq, ishte shembull se si duhet Atdheu e luftohet për të. Në ditëlindjen e tij, me shumë bashkëluftëtarë e bashkëkombas nga gjitha trojet, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore, pikërisht në vendin ku fitoi përjetësinë, te trekufiri. Lavdi gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!”, shkroi Haradinaj.