Lionel Messi vendos rekord tjetër në MLS pak ditë pasi u pensionua nga Argjentina

Lionel Messi vendos rekord tjetër në MLS pak ditë pasi u pensionua nga Argjentina

Lionel Messi ka shkruar edhe një herë historinë e futbollit në Shtetet e Bashkuara, duke vendosur një rekord të paprecedentë në MLS.

Ylli argjentinas është bërë lojtari i vetëm në historinë e MLS-së që ka regjistruar më shumë se 30 kontribute për gol – gola dhe asistime së bashku – në tri sezone të ndryshme.


Ky rekord historik u kompletua në paraqitjen e tij të fundit me fanellën e Inter Miamit, një ndeshje me ngarkesë të veçantë emocionale për Messin, pasi ishte paraqitja e tij e parë që nga njoftimi për pensionimin përfundimtar nga Kombëtarja e Argjentinës.


Në përballjen ndaj Atlanta United, Messi tregoi edhe një herë magjinë e tij në pjesën e parë. Ai ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje nga këndi, me brazilianin Casemiro që u shfaq në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë me kokë.

Asistimi i Messit ishte vendimtar për Inter Miamin, që në fund siguroi një barazim 2-2 ndaj Atlanta United.

Megjithatë, përtej rezultatit, kjo ndeshje do të mbetet në histori për një tjetër arsye. Messi tashmë është lojtari i parë dhe i vetëm në historinë e MLS-së që ka arritur të kalojë shifrën e 30 kontributeve për gol në tri sezone të ndryshme, duke vendosur edhe një rekord të jashtëzakonshëm në aventurën e tij amerikane./Telegrafi/

Të ngjashme
Infantino do të kandidojë përsëri për të parin e FIFA-s

Infantino do të kandidojë përsëri për të parin e FIFA-s

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

Superliga e Kosovës në aksion, dy super ndeshje zhvillohen sot

Superliga e Kosovës në aksion, dy super ndeshje zhvillohen sot

Interi përmbys Napolin, fitore dramatike në derbin e Serie A

Interi përmbys Napolin, fitore dramatike në derbin e Serie A

Asllani shënon supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe

Asllani shënon supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe

Derbi i madh turk, Muriqi përballë Rashicës

Derbi i madh turk, Muriqi përballë Rashicës

Avdullahu “shokon” Dortmundin, shënon supergol

Avdullahu “shokon” Dortmundin, shënon supergol

Inter – Napoli, Rrahmani nga minuta e parë

Inter – Napoli, Rrahmani nga minuta e parë

Homazh për kriminelin serb, Ratko Mlladiq: UEFA dënon klubet Crvena Zvezda dhe Borac Banjalluka

Homazh për kriminelin serb, Ratko Mlladiq: UEFA dënon klubet Crvena Zvezda dhe Borac Banjalluka

Messi dhe Ronaldo në të njëjtën skuadër? Ish-shoku i tyre kërkon të bashkojë ikonat e futbollit në klubin legjendar

Messi dhe Ronaldo në të njëjtën skuadër? Ish-shoku i tyre kërkon të bashkojë ikonat e futbollit në klubin legjendar

Ardon Jashari: Nuk kam menduar kurrë të shkoj te Juventusi

Ardon Jashari: Nuk kam menduar kurrë të shkoj te Juventusi

Dëmtimi i Neymarit është më serioz sesa dukej, mund të mungojë gjatë

Dëmtimi i Neymarit është më serioz sesa dukej, mund të mungojë gjatë