Përparim Rama ka akuzuar VV’në për, siç thotë ai, bllokim të projekteve zhvillimore në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Përmes një reagimi, Rama tha se projekti “Qamil Hoxha” është bllokuar prej dy vitesh, duke e cilësuar situatën si të jashtëligjshme.
Ai kritikoi mungesën e projekteve kapitale dhe ngriti pikëpyetje se kujt po i konvenon një Kosovë pa zhvillim.
Rama kërkoi përgjigje për mbi 300 mijë qytetarët e Prishtinës lidhur me agjendën që, siç pretendon ai, po zbatohet ndaj kryeqytetit.


