Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ 1 viktimë, 5 të plagosur!

Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të njohur si “Rrethrrotullimi i Levanit”, një viktimë, 5 të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, nga përplasja e një “Audi” dhe një “Benz”-i, ndërroi jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe 5 persona mbetën të plagosur, 2 prej tyre në gjendje kritike.

Të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa viktima u dërgua në morg.

Shërbimet e Policisë po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit fatal, më i fundit që përgjak rrugët tona.