Lajme

Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë

08/30/2026 09:33
nga:G B

Një person ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur në rrugën Klinë–Skenderaj, më 14 gusht 2026, rreth orës 17:43, ku ishin përfshirë një veturë dhe një automjet transportues.

“Më 29.08.2026 në QKUK ka ndërruar jetë një m/k, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.