Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se edhe të dielën (30 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me mbi 20 tonë.
Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.


