Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Mateo Bakalli, është dhunuar gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në rrugën “Butrinti”, në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas Policisë, rojet e sigurisë ishin përfshirë në konflikt me disa persona dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë.

Në momentin e konfliktit, nënkomisar Bakalli po kalonte me automjetin e tij. Pasi konstatoi situatën, ai ndaloi, u prezantua si punonjës policie dhe ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin.

Megjithatë, sipas Policisë, rojet e sigurisë nuk e kanë ndalur përplasjen dhe kanë nisur të godasin edhe shefin e Hetimit të Krimit. Bakalli ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të njoftojë shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Rreth një minutë më vonë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar konfliktin dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë.

Në vijim të hetimeve, Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre edhe administratorin e lokalit. Në pranga kanë rënë: administratori i lokalit ‘Orange’ 35 vjeçari Marjo Katiraj, 38 vjeçari Elgent Ndoj  por edhe Faik Hoxha 35 vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34 vjeç, Ardit Kasemi 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29 vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28 vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Sponsorizuar

Ndërkohë, është shpallur në kërkim P. D., 28 vjeç, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Pezullohen dy efektivë të Policisë

Në lidhje me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë.

Bëhet fjalë për Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s, të cilët dyshohet se punonin pa leje si të dypunësuar në lokalin ku ndodhi konflikti.

Sipas Policisë, dy efektivët nuk kanë njoftuar kolegët për konfliktin dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhej të ndërhynin për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, ndërsa hetimet e Prokurorisë vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat e përfshirë.a.b

Nga arkivi

  • Sula në Konferencën IV Ndërkombëtare për Zhdukurit në Baku: “Demokracia trashëgon detyrimin për t’i kërkuar”
  • DURRËS/ Gjendet pa jetë 25-vjeçarja angleze, pranë fëmija 2-vjeçar
  • Tensionohet protesta para Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë
  • Protestuesit mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, policia bllokon gjithë rrugët drejt Kuvendit
  • Mane Driza, autor i 5 vrasjeve në 3 shtete, marrëveshja mes Londrës e Tiranës e sjell atë në Shqipëri
  • Goditet makina e Kryeministrit Rama, policia ndjek me vrap autorin

Po ndodh

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
PËRGJIMI/ Berisha paraqitet në SPAK, publikon të tjera përgjime: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Padia ndaj Irena Gjokës, Berisha u thirr javën e fundit që ta mbyllnin me pretendimin se nuk u gjet

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej