Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën 38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Valera, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin “Principote” në Ksamil.

Pas arrestimit të 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes, hetimet janë zgjeruar për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe personat që mund ta kenë ndihmuar të largohej nga vendi i krimit.

Në kuadër të hetimeve është ndaluar Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Sipas burimeve, Matushaj punonte gjithashtu si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”.

Ai dyshohet se ka ndihmuar Vatën të largohej pas ngjarjes. Hetuesit po verifikojnë edhe rolin e dy shtetasve turq, të cilët u kapën së bashku me Sokrat Vatën në automjetin ku ai ishte fshehur në bagazh.

Sipas dyshimeve të ngritura nga hetimi, Vata punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk që drejtonte automjetin, ndërsa po verifikohet nëse dy shtetasit turq kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe për faktin që 29-vjeçari ndodhej i fshehur në bagazh.

Sponsorizuar

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe Bekim Bulica, 36 vjeç. Sipas të dhënave të hetimit, ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, me qëllim shmangien e hetimit.

Burimet bëjnë me dije se pritet që hetimet të çojnë në arrestimin e personave të tjerë, ndërsa vijon puna për përcaktimin e përgjegjësive të secilit prej personave të përfshirë.

Mihuel Mendes u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 në zonën e plazhit, ndërsa dyshohet se u godit me thikë gjatë një konflikti. Sokrat Vata u kap rreth pesë orë më vonë në aksin Levan-Fier, i fshehur në bagazhin e një automjeti.

Nga arkivi

  • Detaje te reja, kush ishte Ridvan Ramadani qe u vra sot ne Shkoder
  • LAJMI I FUNDIT/ Bie numri i infektimeve por shume paciente humbin jeten 24 oret e fundit
  • FOTO/ Rradhe ambulancash te Covid 2
  • Brataj/ Mund të ketë kufizim oraresh dhe mbyllje në fundjavë
  • Vritet shqiptari ne Bruksel, enigme arsyet dhe rrethanat
  • KORCE/ Procedim penal per 9 persona, prene pyllin per dru zjarri

Po ndodh

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët dhe studentët rikthehen edhe sot

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët dhe studentët rikthehen edhe sot

08/11/2026
3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 7 vite burg për 3 akuza

08/11/2026
Berisha: Rama i dha imunitet guvernatorit që të mos thotë të vërtetën për pastrimin e parave në kulla

Berisha: Rama i dha imunitet guvernatorit që të mos thotë të vërtetën për pastrimin e parave në kulla

08/11/2026
Policia shoqëron gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, denoncoi ‘Albania files’ në media

Policia shoqëron gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, denoncoi ‘Albania files’ në media

08/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët dhe studentët rikthehen edhe sot

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët dhe studentët rikthehen edhe sot

08/11/2026
3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 7 vite burg për 3 akuza

08/11/2026
Berisha: Rama i dha imunitet guvernatorit që të mos thotë të vërtetën për pastrimin e parave në kulla

Berisha: Rama i dha imunitet guvernatorit që të mos thotë të vërtetën për pastrimin e parave në kulla

08/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.903 artikuj gjithsej