Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një e re nga diaspora, e rritur në Gjermani dhe me profesion politologe, i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke sjellë në vëmendje historinë e familjes së saj, largimin nga Shqipëria dhe nevojën për ndryshim në vend.

Në fjalën e saj, ajo tregoi se familja u largua nga Shqipëria vite më parë, sipas saj, për shkak të korrupsionit dhe dëshirës për t’u ofruar fëmijëve një shoqëri ku të drejtat dhe dinjiteti i qytetarëve respektohen.

“Jetoj në Gjermani. Babai im është larguar shumë vite më parë nga Shqipëria prej korrupsionit. Kërkoi që fëmijët e tij të rriten me një kulturë ku të drejtat e njerëzve të jenë prezente, për të cilat sot ende luftojmë”, u shpreh ajo.

Politologia tha se tashmë, përmes formimit të saj profesional, e sheh si detyrë të kontribuojë për vendin e origjinës.

“Këtë betejë e ndaj edhe unë dhe sot jam politologe. Nuk ka çështje më të ndershme se ajo për kombin tënd!”, deklaroi ajo.

Duke folur për kuptimin e patriotizmit, e reja tha se deri vonë nuk e konsideronte veten patriote, por se zhvillimet e fundit e kanë bërë të reflektojë mbi raportin me vendin e saj.

“Deri dje nuk e quaja veten patriote. Por këto ditë kam kuptuar se patriotizmi i vërtetë është të dish historinë tënde, të flasësh gjuhën tënde, të respektosh tokën dhe natyrën dhe të ngresh zërin kur vendi yt ka nevojë, sidomos tani!”, tha ajo.

Ajo foli edhe për emigracionin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi, duke theksuar se pas shifrave të emigrimit qëndrojnë njerëz dhe familje.

“Flasim për njerëzit që ikin sikur janë numra, por janë njerëzit tanë”, u shpreh politologia, duke argumentuar se largimi i forcës aktive të punës duhet të shërbejë si një alarm për shoqërinë dhe institucionet.

Sipas saj, Shqipëria duhet të krijojë kushtet që diaspora të rikthehet dhe të kontribuojë në vend.

“Duhet ta sjellim diasporën sërish këtu në zemrën e këtij vendi, me dinjitet dhe me një shtet që respekton njerëzit e saj”, deklaroi ajo.

Në fund, e reja bëri thirrje për ruajtjen e shpresës dhe bashkimin e qytetarëve për ndërtimin e së ardhmes.

“Një Shqipëri e re ndërtohet nga të gjithë ne, jo nga një njeri”, përfundoi ajo.

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.