Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Kozeta Hysenit, një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Qytetin Studenti, për të cilën prej vitesh nuk ka pasur një autor të dalë para drejtësisë.

Në kuadër të rihapjes së dosjes, prokuroria u ka kërkuar disa strukturave të policisë që të marrin në pyetje 28 persona, mes tyre edhe individë që janë pyetur gjatë hetimeve të para, njoftoi sot gazetarja Anila Hoxha në Top Channel.

Në listën e personave që do të ripyeten janë dy oficerë policie që kanë hetuar ngjarjen në atë kohë, familjarë të Agim Karafilit, i cili u vra më vonë, si dhe Dritan Gjika dhe Indrit Dule. Ky i fundit kishte deklaruar gjatë hetimeve të mëparshme se natën e ngjarjes ndodhej në banesën e të fejuarës.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu rimarrjen e dëshmive të tre shoqeve të dhomës së Kozetës, Mirela Metaj, Valbona Kasaj dhe Kozeta Bushi.

Si ndodhi vrasja

Kozeta Hyseni, vajza e një prokurori në Vlorë, u gjet e pajetë në Qytetin Studenti, pasi ishte goditur me gurë në kokë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetimet e kohës, mbrëmjen para se të gjendej e pajetë, një vajzë i kishte thënë shoqes së ngushtë të Kozetës se dikush po e kërkonte poshtë godinës ku ajo banonte.

Kozeta kishte dalë në ballkon, por nuk kishte parë askënd. Më pas ajo kishte zbritur nga godina dhe nuk ishte kthyer më.

Të nesërmen, trupi i saj u gjet pranë kinoklubit të Qytetit Studenti.

Për ngjarjen u shoqërua fillimisht Agim Karafili, me të cilin 20-vjeçarja dyshohej se kishte pasur lidhje. Karafili, i cili kishte precedentë penalë, mohoi përfshirjen dhe deklaroi se në momentin e vrasjes ndodhej në banesën e tij. Alibia e tij ishte konfirmuar nga bashkëshortja dhe prindërit.

Pavarësisht hetimeve të zhvilluara ndër vite nga policia dhe prokuroria, deri më tani askush nuk është akuzuar dhe dërguar përpara gjykatës për vrasjen e Kozeta Hysenit.

Rihapja e dosjes synon të rishikojë provat dhe dëshmitë e mbledhura ndër vite, si dhe të verifikojë rrethanat e ngjarjes për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorit ose autorëve.a.b

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.