Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se PD është kundër kësaj nisme antikushtetuese edhe antikombëtare! Rama do krijojë monedhën Ed që të pastrojë miliardat me një bankë të veçantë, tha Berisha gjatë një komunikimi në rrjete sociale.

PYETJE/ Eda Gremi: Doktor Berisha, cili është qëndrimi i PD për projektin e Edi Ramës për krijimin e një shteti sovran bektashi? A e konsideron PD këtë një çështje që prek sovranitetin dhe Kushtetutën e Shqipërisë? Nëse ky projekt do çohet përpara, cilat do jenë hapat konkrete të opozitës për ta kundërshtuar? Sa shumë po abuzohet apo me mosreagimin e PD?

PËRGJIGJE/ Sali Berisha: Faleminderit, Eda. PD ka reaguar fuqimisht. Cilido që është i interesuar për reagimet e PD, i sugjeroj t’u referohet deklaratave të mia. Kam qenë në arrest shtëpie kur unë kam ngritur zërin kundër tij dhe duhet të ketë qenë janari i vitit 2024.
Të njëjtin reagim dhe të fortë, PD ka bërë në vitin 2025.
Dhe, në bindjen time më të thellë, ky është një akt në radhë të parë kundër bektashizmit shqiptar, i cili ka qenë dhe është një shtyllë e vërtetë e atdhetarisë.
Bektashinj ishin Frashërllinjtë, themeluesit e doktrinës së shqiptarisë.
Bektashinjtë ishin rezistentët e pamposhtur ndaj pushtimeve dhe diktaturës.
Ata kanë gjakun e tyre, besimin e tyre, kontributin e tyre në Shqipërinë e pavarur shtet sovran dhe nuk kanë luftuar kundër për një shtet bektashi.
Ata kanë frymëzuar unitetin kombëtar dhe kjo aventurë, e cila siç kemi deklaruar më parë, vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, vjen në kundërshtim të hapur me karakterin laik të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij gjer sot, përpiqet të nxisë përçarje fetare në një vend ku toleranca dhe bashkëpunimi fetar është gjëja më madhështore në shpirtin e atij populli.
Kërkon të krijojë edhe monedhën Ed, sepse duhet tani që Ramaduro të lajë miliardat me një bankë të veçantë, të të ashtuquajturit shtetit sovran apo Vatikanit të dytë.
Duke vepruar në verbërinë më të madhe historike. Cilido që njeh historinë e Vatikanit dhe njeh historinë e bektashizmit, kurrë nuk mund të bëjë një krahasim të tillë.
Po, bektashizmi shqiptar ka pasur avantazhin e madh të jetë epiqendër botërore, kryegjyshata botërore.
Dhe shteti shqiptar, ndonëse në Shqipëri feja është e ndarë nga shteti, duhet të përmbushë çdo lloj detyrimi që i rrjedh ose që mund të kontribuojë në rikthimin apo rinjohjen e kreut të bektashizmit shqiptar si kryegjysh dhe si kryegjyshatë botërore.
Kjo, natyrisht, nuk varet vetëm nga shteti shqiptar. Bektashizmi ekziston në disa shtete dhe janë ato shtete që duhet të pajtohen që bektashinjtë e tyre të kenë epiqendrën e tij në Shqipëri.
Pra, bëhet fjalë strikt për një operacion me të cilin Edi Rama do të ketë një shtet për paratë dhe pasaportat diplomatike.
PD ka qenë dhe është e prerë ndaj kësaj nisme antikushtetuese, antishqiptare, antikombëtare, e të tjera me radhë.r.p

Nga arkivi

  • BE “rrëzon” PPP-të, Gjykata Europiane: Miliarda euro humbje dhe vonesa
  • VIDEO & SKANDALI I RADHËS/ Pas pronës në Dhërmi Alket Hyseni zapton tokën edhe në Golem
  • Sali Berisha – Alket Hysenit: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të përfundosh!
  • VIDEO/ “Edi Rama figurë antikombëtare që ngre pjesët e kombit kundër njëri-tjetrit”
  • AKUZA E RËNDË/ Një ministër kërcënoi biznesmenin amerikan për llogari të një biznesmeni rus
  • “Llapaqeni i batutave bie me këmbët e tij brenda gropës që hapi vetë”

Po ndodh

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
PËRGJIMI/ Berisha paraqitet në SPAK, publikon të tjera përgjime: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Padia ndaj Irena Gjokës, Berisha u thirr javën e fundit që ta mbyllnin me pretendimin se nuk u gjet

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej