Loading…

Rama kujton Kushtetutën e Kaçanikut: Në shtetin e lirë të Kosovës, po shtyhen kufijtë e rendit kushtetues

  • 07/09/2026 | 08:34

Rama kujton Kushtetutën e Kaçanikut: Në shtetin e lirë të Kosovës, po shtyhen kufijtë e rendit kushtetues

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 7 Shtatorin, datën kur më 1990 u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një prej akteve më të guximshme dhe më largpamëse të historisë politike të Kosovës.


Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, në një kohë kur Kosovës iu hoq autonomia dhe institucionet e saj u vunë nën presion, shqiptarët zgjodhën të ndërtonin një rend juridik dhe institucional.

Postimi i plotë:

7 SHTATOR 1990 KUR KOSOVA, EDHE NËN OKUPIM, ZGJODHI ME VEPRU SI SHTET.

Sot kujtojmë një prej akteve ma të guximshme e ma largpamëse të historisë sonë politike, Kushtetutën e Kaçanikut.

Në kohën kur Kosovës ju morr autonomia, kur institucionet pushtoheshin e shqiptarët po përjashtoheshin prej jetës publike, kishte nga ata që e kuptonin një të vërtetë të madhe: liria duhej jo vetëm me u kërku, por edhe me u ndërtu juridikisht e institucionalisht.

Më 7 shtator 1990 këta burra e gra të guximshëm i dhanë Kosovës Kushtetutën e saj.

Ajo gjeneratë e dinte se Kushtetuta është kufiri i pushtetit. Është mbrojtja e qytetarit. Është marrëveshja se askush, nuk është mbi shtetin.

E pikërisht këtu qëndron ironia e dhimbshme e këtij 7 Shtatori.

Në vitin 1990, nën represion, shqiptarët rrezikonin veten për ta krijuar një rend kushtetues. Në vitin 2026, në shtetin e lirë të Kosovës, Albin Kurtit vazhdimisht shkel kushtetuten dhe me plotë vetëdije i shtyn kufijtë e rendit kushtetues!

Shteti u ndërtua me sakrificë. Kushtetuta u shkrua me guxim dhe asnjë pushtet nuk ka të drejtë me i përdhosë!

Lavdi vizionit, guximit dhe përgjegjësisë shtetërore të atyre që më 7 shtator 1990 i dhanë Kosovës Kushtetutën e Kaçanikut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë