Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në Shqipëri në orët e para të 26 gushtit.

Operacioni u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të institucioneve shqiptare për kthimin e shtetasve që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe kampet në Siri. Procesi u koordinua mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Mes të riatdhesuarve janë 79-vjeçarja Hajrie Taushani, e cila është kthyer bashkë me nipin 9-vjeçar, të lindur në Siri, si dhe Myrvete Dibra. Dy të tjerat janë vajza 17 dhe 9 vjeçe.

Të pesë mbërritën në Rinas rreth orës 01:20, ku u pritën nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Lejdi Dervishi dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të përfshira në proces.

“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi Lamallari në rrjetet sociale, duke publikuar edhe pamje nga operacioni.

Hajrie Taushani kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. Ajo kishte shkuar me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.

Sponsorizuar

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, 79-vjeçarja kishte qëndruar në kampin Al-Hol, në kushte të vështira jetese, ndërsa kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Lamallari falënderoi institucionet e përfshira në Task-Forcën e ngritur me urdhër të Kryeministrit për koordinimin e operacionit.

Institucionet shqiptare kanë konfirmuar se procesi i riatdhesimit do të vijojë, me synimin për kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke respektuar procedurat ligjore dhe të sigurisë, si dhe duke garantuar mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve.a.b

Nga arkivi

  • GAZETA BELGE DIAGNOSTIKON RAMEN/ Shqipëria, një narko-shtet nën influence të trafikantëve
  • Robert Aliaj me deklaratën e fortë: Momentalisht Shqipëria është vendi ideal për të vdekur
  • Kokaina/ Si u zbulua biznesmeni nga Shkodra pas 4 muajsh pergjime
  • Shkodra iu vë drynin shkollave si qendra votimi, i thotë jo zgjedhjeve moniste
  • Humbin jetën tragjikisht dy të rinj në autostradën “Ibrahim Rugova”, ranë në një humnerë
  • Përplasjet në KZAZ-në e Dibrës, policia nuk vonon me shifrat: 12 në pranga, 39 në kërkim

Po ndodh

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
PËRGJIMI/ Berisha paraqitet në SPAK, publikon të tjera përgjime: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Padia ndaj Irena Gjokës, Berisha u thirr javën e fundit që ta mbyllnin me pretendimin se nuk u gjet

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej