• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

by Bota Bota
September 7, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pamjet nga Unaza e Poshtme e Burrelit të japin përshtypjen e një ngrehine të mbetur pas ndonjë ngjarjeje apokaliptike. Në njërin segment, asfalti është çarë duke lënë të zbuluara shtresat e zhavorrit dhe betonit mbajtës, ndërsa mbi pjesën e shembur pranë një pusete janë vendosur disa gurë si sinjalistikë, për të paralajmëruar këdo që rastësisht përfundon aty se përtej nuk mund të kalohet.

Pak metra më poshtë, trupi i rrugës ka rrëshqitur plotësisht; blloqet e asfaltit janë ndarë dhe kanë rënë poshtë, duke marrë me vete dherat e bazamentit dhe barrierat mbrojtëse metalike.

Kjo nuk është shfaqje post-apokaliptike, por pamja e një investimi që sipas kryeministrit Edi Rama ishte gati i përfunduar në tetor të vitit 2025.

Investimi publik i pagëzuar me emrin e tenderit “Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër, Unaza e Madhe Burrel”, i kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar  me vlerë rreth 1.3 milionë euro ka degraduar përpara se të vihej në punë. Arsyet e shembjes mbeten të pasqaruara zyrtarisht, por pa u mbyllur kjo çështje, ARRSH ka hapur një tender të dytë rreth 1 milion euro për punime emergjence në të njëjtin segment.

Ndërhyrja e re i bën ekspertët dhe banorët e zonës të dyshojnë se ka një përpjekje për të mbuluar dëmin e shkaktuar më herët. Sipas tyre, nxitimi mund të sjellë probleme të ngjashme dhe se defektet duhen parë te projekti.

“Shkaqet e dështimit, në përfundimin me sukses të çdo objekti ndërtimor më së pari, duhen kërkuar tek projekti, pasi ai duhet t’i konsiderojë të gjithë faktorët ndikues. Projektet ndërtimore nuk duhet të fillojnë asnjëherë pa u mbështetur në një studim të plotë e të miratuar nga instancat përkatëse të gjeologjisë së truallit”, i tha BIRN prof. Gafurr Muka nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave.

Në një linjë, deputetja e opozitës, Denisa Vata tha se ndërhyrja e re nuk jepte garanci. “Nëse investimi fillestar nuk ka rezultuar funksional, mbi çfarë analize teknike dhe ekonomike mbështetet vlerësimi se një ndërhyrje e re do ta adresojë problematikat ekzistuese?”, tha ajo.

Të pyetur nga BIRN për rastin, as ARRSH dhe as Bashkia e Matit nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

Moti apo mungesa e projektit

Pamje nga unaza e shembur e Burrelit. Foto: Hysen Likdisha.

Shembja e rrugës së re në Burrel nuk është një rast i izoluar. Vetëm vitin e shkuar dhe në fillim të këtij viti, një sërë segmentesh rrugore në vend, disa të vjetra dhe të tjera në ndërtim e sipër pësuan shembje apo dëmtime të dukshme.

Më i rëndi ishte shembja e një pjese të rrugës në punim e sipër mes Librazhdit dhe Pogradecit, e cila bllokoi për javë me radhë lidhjen e Korçës me Tiranën. Po ashtu, një segment kontrovers me kosto të lartë që lidh Qukësin me Qafë Plloçën pësoi shembje dy muaj pas inaugurimit nga kryeministri Rama. Rruga u inaugurua në shtator dhe u shemb në nëntor 2025.

Zyrtarisht u fajësuan reshjet e dendura për rrëshqitjet. Megjithatë, ekspertët dhe njohës të fushës mohojnë se problemet kanë ardhur thjesht si pasojë e motit të keq dhe shirave të nëntorit 2025, kur ndodhi edhe shembja.

Nezir Rizvani, ish-kryebashkiak i Matit i tha BIRN se dëmtimet janë pasojë e projektimit të dobët dhe të pastudiuar mirë të zonës.

“Sipas meje, nuk është studiuar dhe mbajtur parasysh struktura gjeologjike e tokës, ujërat nëntokësore etj. Gjithashtu nuk është patur parasysh historiku i dëmtimit të këtij segmenti rrugor në vijimësi rrëshqitës,” tha ai.

Rizvani kërkoi që bashkia të merrte përgjegjësi për situatën, pasi ka qenë iniciatore ose propozuese e këtij projekti.

“Veç kësaj, Bashkia si rregull duhej në vijimësi të ndiqte punimet dhe kontestonte parregullsi, gjë për të cilën të njoftonte ARRSH,” tha Rizvani.

Edhe gjeologu Muka i sheh arsyet përtej reshjeve të thjeshta. “E them me bindje që nuk e ka fajin gjeologjia. Përgjegjësia duhet kërkuar tek projekti, i cili ose nuk ka konsideruar studimin gjeologjik ose është mbështetur në një studim jo të plotë,” tha Muka.

Nezir Sinani, ish-drejtor i emergjencave në Bashkinë Mat për gjashtë vite, tha se zona njihej për rrezikshmëri, pasi përbërja e tokës dhe shkarkimet aty të ujërave të qytetit, të bardha e të zeza, pavarësisht se janë të disiplinuara, e bënte atë të paqëndrueshme. Por edhe ai është kritik për projektin.

“Por një projekt i mirë bazuar në studime inxhinierike-gjeologjike e përballon rrezikun nga rrëshqitjet”, tha ai.

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ngriti dyshime mbi mënyrën e planifikimit dhe vuri në dukje se kostot po i mbeteshin taksapaguesve, pa u kërkuar përgjegjësitë për dështimin.

“Në këtë kuadër mbeten për t’u sqaruar disa çështje institucionale: – si është kryer miratimi i projektit në fjalë; – cilat verifikime teknike janë realizuar nga ARRSH përpara nisjes së procedurës së prokurimit dhe mbi çfarë baze është certifikuar zbatueshmëria e tij”, tha ajo.

Vata tha se as ndërhyrja e re nuk sillte garanci se rruga do të qëndronte. “Po ashtu është me interes publik të kuptohet se cilat mekanizma garantojnë që ky investim nuk do të kërkojë ndërhyrje të mëtejshme në të ardhmen,” përfundoi Vata. /BIRN

Tags: BurrelTenderunaza
Previous Post

Ulen temperaturat, si parashikohet moti për ditën e sotme

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

September 7, 2026
Ulen temperaturat, si parashikohet moti për ditën e sotme

Ulen temperaturat, si parashikohet moti për ditën e sotme

September 7, 2026
Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

September 6, 2026
Ernest Muçi shënon golin e parë për sezonin e ri, asist nga Salah dhe përqafim me ‘Faraonin’

Ernest Muçi shënon golin e parë për sezonin e ri, asist nga Salah dhe përqafim me ‘Faraonin’

September 6, 2026
Aktivistja Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

Aktivistja Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

September 6, 2026
Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

September 6, 2026
Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

September 6, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

September 6, 2026
Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL