Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari

7 Shtator 2026 | 08:41

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Shtetasi H. B., 45 vjeç, dyshohet se është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera. Në këto mjete udhëtonin shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e përfshirë në përplasjen e shumëfishtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari! 4 persona të tjerë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan-Tepelenë, pranë rrethrrotullimit të Levanit. Dy automjete, një “Audi” dhe një...
07:39 | 07/09/2026

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026