zoom

Bota

Aeroplani i Amazon del jashtë piste gjatë uljes në aerportin e Miami, raportohet për 5 viktima

Aeroplani i Amazon del jashtë piste gjatë uljes në aerportin e Miami, raportohet për 5 viktima

Një aeroplan mallrash i Amazon Air doli ka dalë jashtë pistës ndërsa përpiqej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit. Si pasojë raportohet se 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur rëndë.

Avioni mallrash Boeing 767-300 u rrëzua pak para orës lokale 14:00, pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan, Porto Riko. Aeroplani goditi gjithashtu disa automjete në tokë.

Amazon tha se po “punon ngushtë me autoritetet dhe zyrtarët lokalë për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur”.

Të gjitha fluturimet u urdhëruan të anuloheshin nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan drejt vendit të rrëzimit të avionit.

“Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur”, tha kryetarja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, në një konferencë për shtyp të dielën në mbrëmje.