“Liri për Çlirimtarët”, mesazhi që shfaqet sot në zemër të New Yorkut për ish-krerët e UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liri për Çlirimtarët”, mesazhi që shfaqet sot në zemër të New Yorkut për ish-krerët e UÇK-së

    Insajderi
    07 September 2026 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në Times Square, në Manhattan të New Yorkut, do të shfaqet një mesazh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

    Billbordi, i realizuar nga Shpend Gjocaj, mbart mesazhin “Liri për Çlirimtarët” dhe do të vendoset në një nga hapësirat më të frekuentuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në emisionin “Info Magazine”, Gjocaj deklaroi se motivi dhe qëllimi i këtij aktiviteti ishte solidarizimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

    Kujtojmë se më 16 shtator do të shpallet aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark