Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, deklarohet Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, deklarohet Policia

    Insajderi
    04 September 2026 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e sotme në Gjakovë, një person është gjetur i vdekur.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

    Kjo e fundit ka shtuar se në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘’hetim i vdekjes’’.

    ‘’Sot, rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko‑ligjor’’, thuhet nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark