Alarm në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel, evakuohen disa persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Alarm në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel, evakuohen disa persona

    Insajderi
    04 September 2026 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke alarmuar personat që ndodheshin brenda godinës.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë shkrumbuar katin e pestë të hotelit. Personat që ndodheshin në hotel janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

    Siç raportohet, një automjet zjarrfikës, i cili qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen totale të zjarrit.

    Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen e flakëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark