Atentat i organizuar ndaj shqiptarit në Greqi, plagoset 55-vjeçari sa del nga banesa
Një 55-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Athinë, në një ngjarje që dyshohet se ishte një atentat i organizuar ndaj tij.
Sipas raportimeve të mediave greke, sulmi ndodhi në zonën e Patissias, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino, pak minuta para orës 05:00.
Nga të dhënat e para të hetimit, dy persona që udhëtonin me motoçikletë kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarit në momentin kur ai po dilte nga banesa. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
55-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim në spital. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën.
Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri gëzhoja dhe një plumb, të cilat pritet të shërbejnë si prova për zbardhjen e sulmit.
Hetimet për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motiveve të ngjarjes po vijojnë nga Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë së Atikës.
Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari! 4 persona të tjerë të plagosur
Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 08:41 Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
- 08:24 Eurodeputetët në rrugën e duhur për t’i dhënë fund nenit 7 kundër Hungarisë
- 08:21 Çfarë pritet nga fitorja e AfD, pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt?
- 08:00 Mitsotakis rikonfirmon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE
- 07:48 Çfarë është AfD-ja dhe pse po trondit politikën gjermane?
- 07:39 Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari! 4 persona të tjerë të plagosur