Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

    Insajderi
    05 September 2026 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete dje pasdite në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Raporti i policisë:

    HETIM MBI VDEKJEN

    Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 04.09.2026-19:41. Është raportuar se në stacionin e autobusëve në rrugën e lartcekur është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark